Rregullat e lojës me letra Murlan

Përdoren letrat klasike të pokerit duke përfshirë edhe Xholat.
Letrat shkartisen dhe i ndahen lojtarëve, 4 lojtarë.
Qëllimi i lojës është të mbetesh i pari pa letra. Pikët e cdo dore janë, i pari 3 pikë, i dyti 2, i treti 1 dhe i fundit 0 pikë.
Fiton kush arrin i pari me 21 pikë. Nëse më shumë se një lojtar arrin 21 ose më shumë pikë loja shtyhet me 10 pikë deri në 31.
Nëse ky rast pësëritet pikët për fitoren rriten me 10 deri në maksimumin 51 (21, 31, 41, 51).
Rendi i letrave nga madhësia e vlerës është 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, Fant (Jan), Çupë, Mbret, As, 2, Xhol i Zi dhe Xhol i Kuq.
Kombinimet e mundëshme që mund të luhen janë:
Letër teke, dyshe me të njëjtën vlerë (p.sh. dy 3), treshe me të njëjtën vlerë (p.sh. tre 3), katërshe me të njëjtën vlerë (p.sh. katër 3) dhe shkallë.
Shkalla duhet të ketë të paktën 5 letra (p.sh. 3,4,5,6,7 ose 1,2,3,4,5 ose 10, Fant, Çupë, Mbret, As) dhe nuk ka rëndësi nëse kanë ngjyra të ndryshme.
Shkalla më e lartë është cilado që mbaron me As ku Asi është letra më e lartë (p.sh. ..., 10, Fant, Çupë, Mbret, As).
Asi dhe 2 mund të përdoren me vlerën e ulët në një shkallë (p.sh. As,2,3,4,5).
Lojën e fillon ai lojtar që ka 3 maç (dora e parë dhe në këtë rast lojtari është i detyruar të hedhë 3 maç edhe të kombinuar në shkallë, dyshe, treshe apo katërshe).
Duart e tjera (pas së parës) lojtari që ka dalë i pari dhe ai i fundit në dorën më parë duhet të ndërrojnë një letër, përveç rastit kur lojtarit të fundit i kanë ardhur të dy xholat (i ziu dhe i kuqi). Ai që kishte dalë i fundit duhet të japë letrën më të madhe që ka ndërsa i pari zgjedh të japë një letër nga 3 deri në 10.
Duart pas së parës i fillon kush kishte dalë i fundit dorën më parë pervec rastit kur i kanë ardhur të 2 Xholat (në ketë rast nuk ndërrohen letra), në këtë rast dorën e fillon ai që kishte dalë i pari.
Kush fillon dorën mund të hedhë kombinimin e vlefshëm që dëshiron.
Letrat me vlerë më të lartë janë As, 2, Xholi i Zi dhe Xholi i Kuq.
Çdo lojtar duhet të hedhë të njëjtin numër letrash dhe të njëjtin kombinim siç është hedhur nga lojtari përpara tij, me vlerë të paktën 1 më të madhe.
Shkalla mundet me një shkallë më të njëjtin numër letrash me vlerë 1 më të madhe (p.sh 3,4,5,6,7,8 mundet vetëm nga 4,5,6,7,8,9).
4 letra me të njëjtën vlerë (të cdo niveli) mundin cdo kombinim dhe munden vetëm nga një katërshe me të paktën një nivel më të lartë (p.sh. katër 4 munden nga katër 5 e lart).
Lojtari bën pas kur nuk ka letra për të hedhur ose kur vendos të mos hedhë.
Nëse të gjithë thonë pas dora rifillon nga ai që kishte hedhur i fundit.
Kur një lojtar mbetet pa letra dhe askush nuk i mund letrat e fundit që kishte hedhur turni fillon nga ai që vjen pas tij.
Ju uroj të kënaqeni.

 
 
 
Privacy Policy